Dhuro për fëmijët e Kosovës
Përkushtuar t’u japim fëmijëve të Kosovës mbështetjen që u duhet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, në çdo aspekt të jetës së tyre.
IBAN:
DE58 7004 0041 0474 8547 00
Procesi i vlerësimit të rasteve përmes vendimmarrjes individuale për çdo rast, verifikim të gjendjes familjare dhe motivimit arsimor të fëmijës
Rreth nesh
Fondacioni “Leotrim Ahmeti” është themeluar në Mynih të Gjermanisë, nga një grup qytetarësh shqiptarë dhe gjermanë me synimin për të mbështetur fëmijët, nxënësit dhe studentët në Kosovë që përballen me vështirësi ekonomike dhe sociale në rrugëtimin e tyre arsimor.
Fondacioni mban emrin e Leotrim Ahmetit, një djaloshi shtatëvjeçar, i vrarë gjatë luftës në Kosovë. Emri i tij përfaqëson kujtesën e fëmijëve të pafajshëm që humbën jetën dhe shërben si thirrje për përgjegjësi ndaj brezave që po rriten sot.
Veprimtaria e Fondacionit është ndërtuar si një lidhje funksionale ndërmjet donatorëve në Gjermani dhe më gjerë dhe familjeve, nxënësve dhe studentëve në Kosovë. Mbështetja ofrohet në mënyrë direkte dhe të strukturuar, duke u fokusuar në nevojat reale që u mundësojnë fëmijëve dhe të rinjve ndjekjen e rregullt të shkollës dhe vazhdimin e studimeve.
Fondacioni përqendrohet në mbështetje që krijon ndikim afatgjatë. Ndihma nuk synon zgjidhje të përkohshme, por reduktimin e pengesave që kufizojnë qasjen në arsim dhe zhvillimin personal.
Përmes punës sonë, Fondacioni “Leotrim Ahmeti” synon që arsimi të mos jetë i kushtëzuar nga gjendja ekonomike dhe që çdo fëmijë apo student në nevojë të ketë mundësi të barabarta për të ndërtuar të ardhmen e tij.

Themelimi i Fondacionit
Fondacioni është themeluar në Mynih të Gjermanisë, nga një grup qytetarësh shqiptarë dhe gjermanë.
Nisma mban emrin e Leotrim Ahmetit, djaloshi 7-vjeçar nga Skenderaj në Kosovë, simbol i pafajësisë së vrarë gjatë luftës në Kosovë 1998-1999.
Fondacioni do të shërbejë si urë lidhëse mes komunitetit shqiptar në Gjermani dhe familjeve në Kosovë me vështirësi ekonomike e sociale të cilat kanë vështirësi në shkollimin dhe edukimin e fëmijëve të tyre.
Mbështetje direkte për fëmijët, nxënësit dhe studentët në nevojë në Kosovë.

Qëllimi i Fondacionit
Sigurimi i qasjes në arsim për çdo fëmijë, pavarësisht kushteve ekonomike.
Ofrimi i mbështetjes praktike që u mundëson fëmijëve ndjekje të rregullt të shkollës.
Nxitja e barazisë në mundësi për nxënës dhe studentë.
Forcimi i përgjegjësisë sociale, solidaritetit dhe kulturës së mbështetjes ndaj të rinjve.
Ndihma synon të krijojë perspektivë reale afatgjatë dhe të qëndrueshme
Programi i Fondacionit ka tre nivele kryesore
Mbështetja bazë: transport për në shkollë, veshmbathje dhe ushqim në raste të veçanta.
Mbështetja Arsimore me libra, materiale mësimore, pagesa të semestrave e workshopeve.
Bursat e ekselencës, mentorim akademik dhe nxitje per studime afatgjata.
Vizioni dhe transparenca
• Të ndërtojmë një model të qëndrueshëm të mbështetjes, që e ndjek fëmijën nga arsimi bazë deri në studime të larta.
• Të shndërrojmë kujtimin e Leotrim Ahmetit në një forcë pozitive që hap mundësi të reja për fëmijët në nevojë.
• 100% e donacioneve shkojnë direkt te përfituesit.
• Asnjë donacion nuk shpenzohet për paga apo administratë.
• Çdo mbështetje dokumentohet dhe raportohet publikisht në mënyrë periodike.
• Donatorët marrin informata të rregullta dhe personale për rastet që përkrahin.
• Komunikim i përditshëm me Kosovën, monitorim i vazhdueshëm dhe proces i besueshëm i ndjekjes së rasteve.
Fondacioni “Leotrim Ahmeti” nis misionin për mbështetjen e nxënësve dhe studentëve në Kosovë
Më 22 nëntor 2025, në Mynih të Gjermanisë, u zyrtarizua themelimi i Fondacionit të Bursave “Leotrim Ahmeti”, një nismë e iniciuar nga Isak Neziri në bashkëpunim me bashkatdhetarë dhe partnerë nga Kosova dhe Gjermania.
Fondacioni mban emrin “Leotrim Ahmeti” në kujtim të Leotrimit, një fëmijë i vrarë gjatë luftës në Kosovë, si simbol i pafajësisë së humbur dhe i përgjegjësisë kolektive për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë. Përmes këtij emri, fondacioni synon që kujtimi i Leotrimit dhe i të gjithë fëmijëve të vrarë gjatë luftës të shndërrohet në angazhim konkret për arsim, dije dhe zhvillim, duke e kthyer dhimbjen e së kaluarës në mundësi reale për të ardhmen e fëmijëve të Kosovës.
Në fokus të veprimtarisë së tij, Fondacioni “Leotrim Ahmeti” do të ofrojë mbështetje për nxënës dhe studentë që përballen me vështirësi ekonomike, përmes bursave dhe programeve të dedikuara arsimore, me qëllim rritjen e qasjes në arsim dhe krijimin e mundësive të barabarta për zhvillim.
Themeluesi i fondacionit, Isak Neziri, theksoi se kjo nismë është rezultat i një angazhimi disamujore me bashkatdhetarë dhe miq nga Gjermania, me synimin që arsimi të vendoset në qendër të investimit shoqëror.
“Ky është vetëm fillimi i punës sonë. Qëllimi ynë është që fëmijëve të Kosovës t’u sjellim më shumë mundësi për arsim dhe një perspektivë më të mirë për të ardhmen,” u shpreh Neziri.
Fondacioni “Leotrim Ahmeti” synon që përmes punës së tij ta kthejë kujtesën dhe dhimbjen në mundësi konkrete për zhvillim, dije dhe shpresë për brezat që vijnë.
Bahri Ahmeti, vëllai i Leotrim Ahmetit: Kujtimi i tij dhe trashëgimia e tij do të ruhen përmes këtij Fondacioni
Më 22 nëntor 2025, në Mynih të Gjermanisë, u mbajt një mbrëmje e veçantë që shënoithemelimin e Fondacionit të Bursave “Leotrim Ahmeti”, me pjesëmarrjen e bashkatdhetarëvenga diaspora dhe miqve e donatorëve nga Gjermania.
Gjatë aktivitetit, Bahri Ahmeti, vëllai i Leotrim Ahmetit, foli në emër të familjes Ahmeti, duke shprehur mirënjohje dhe falënderim të thellë për themelimin e fondacionit dhe duke theksuarrëndësinë që kjo nismë ka për ruajtjen e kujtimit të Leotrimit dhe të të gjithë fëmijëve të vrarëgjatë luftës në Kosovë.
“Në emër të familjes së Leotrim Ahmetit, shpreh falënderimet tona më të sinqerta për këtëfondacion. Kjo nismë ka një domethënie të veçantë për ne, sepse përmes saj kujtimi i Leotrimitdo të jetojë dhe do të shndërrohet në mundësi për shumë të rinj. Trashëgimia e tij do të ruhetpërmes arsimit dhe mbështetjes për brezat që vijnë,” tha Ahmeti.
Fondacioni “Leotrim Ahmeti” mbështetet edhe nga përfaqësues gjermanë
Në ngjarjen e themelimit të Fondacionit “Leotrim Ahmeti”, e cila mblodhi dhjetërabashkatdhetarë dhe donatorë nga Kosova dhe Gjermania, mori pjesë edhe Clemens Baumgärtner, përfaqësues i CSU në Mynih, i cili iu bashkua nismës si mbështetës i fondacionit.
Gjatë fjalës së tij, Baumgärtner theksoi domethënien e veçantë që ka kjo nismë, duke vënë nëpah se historia e Leotrimit po shndrrohet në një mesazh shprese dhe bashkimi.
“Një fëmijë i vogël që humbi jetën gjatë luftës shndërrohet sonte në një simbol të shpresës dhe tëbashkimit. Emri i Leotrimit lidhet me atë që ne presim nga jeta: shpresë për të ardhmen dhe njëjetë më të mirë,” u shpreh Baumgärtner.
Ai bëri gjithashtu një krahasim mes Kosovës pas luftës dhe Bavarisë pas Luftës së DytëBotërore, duke theksuar se, pavarësisht shkatërrimit dhe humbjeve të mëdha, rruga drejtrimëkëmbjes dhe zhvillimit kalon përmes arsimit.
Sipas tij, pikërisht për këtë arsye ai ka vendosur ta mbështesë Fondacionin “Leotrim Ahmeti”, icili synon mbledhjen e fondeve për nxënësit dhe studentët në Kosovë, duke u krijuar atyremundësi për arsimim dhe zhvillim.
Mbështetja e Clemens Baumgärtner u vlerësua si një dëshmi e rëndësishme e bashkëpunimit, miqësisë dhe solidaritetit kosovaro-gjerman.
Isak Neziri ndan 30 bursa e para dhe jetëson Fondacionin “Leotrim Ahmeti”
Skenderaj u mbush me emocione, dhimbje dhe krenari, teksa Isak Neziri, kandidat për deputetnga Partia Demokratike e Kosovës, mori pjesë në një mbrëmje të veçantë humanitare ku u ndanë30 bursa për nxënës nga tetë komuna të Kosovës.
Në prani të nënës Shukrije, nxënësve dhe prindërve të shumtë, u jetësua zyrtarisht Fondacioni“Leotrim Ahmeti”, një nismë që përjetëson emrin e Leotrimit të vogël, 7-vjeçar, dhe synon tëvazhdojë misionin e saj për aq kohë sa do të ekzistojë populli shqiptar.
Neziri theksoi se kjo nismë është më shumë se një akt solidariteti, duke e cilësuar si një amanetmoral dhe shoqëror për të mbështetur arsimin dhe të ardhmen e fëmijëve. Ai falënderoi edhekolegen Sala Jashari për bashkimin dhe kontributin e saj në këtë mbrëmje të mbushur me ndjenjatë forta dhe mesazh shprese.
Fondacioni “Leotrim Ahmeti” pritet të shndërrohet në një adresë të përhershme mbështetjeje përnxënësit në nevojë, duke e kthyer dhimbjen në forcë dhe shpresë për brezat që vijnë.